E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, aksidentohet kandidatja e PD

 

KORÇE – Aksidentohet rëndë, ndërsa udhëtonte me familjen nga Pogradeci për në Përmet kandidatja e PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Shpresa Joanidhi. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se makina ku udhëtonte Joanidhi, drejtuar nga bashkëshorti i saj, ka dalë nga rruga ditën e djeshme, në afërsi të komunës Mollaj, në aksin nacional Korçë-Ersekë. Duket se për shkak të kohës më të shkurtër, familja e kandidates demokrate kishte zgjedhur këtë linjë për të mbërritur në qytetin jugor. Nga burimet pohohet fakti se më rëndë se të tjerët është lënduar Joanidhi, e cila në orët e pasdites është transportuar drejt Spitalit Ushtarak me anë të një helikopteri. Pavarësisht plagëve, bëhet e ditur se gjendja e saj është jashtë rreziku për jetën. Shpresa Joanidhi është e pesta në listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Gjirokastrës. Ajo është me profesion inxhiniere. j.gj/p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›