PD 8 pikë para PS në Tiranë, LSI 4.2 për qind
Partia Demokratike renditet 8 pikë para Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, i cili do të çojë në Parlament 32 deputetë. Instituti “Gani Bobi” ka prezantuar dje në Tv Klan në emisionin “Opinion”, gjetjet e fundit të sondazhit të zhvilluar në 12 qershor me 1926 anketa në qarkun më të madh në vend. Kështu, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin pikërisht në këtë datë, Partia Demokratike do të merrte 38.7 për qind të votave, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 30.8 për qind. Në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka 4.2 për qind dhe pas saj G 99 me 2.3 për qind. Por 11.5 për qind e të pyeturve kanë qenë të pavendosur në momentin që janë pyetur. Ndërkohë 56 për qind e të pyeturve kanë deklaruar se kanë pasaportë për në 28 qershor, 37 për qind kanë kartë identiteti, 7.5 për qind që nuk kanë kartë, por kanë aplikuar dhe 2.4 për qind që nuk kanë asnjë prej dokumenteve dhe ende nuk kanë aplikuar. Ku ishte sondazhi për Qarkun, ndërsa në sondazhin për Tiranën diferenca ndërmjet PD-së dhe PS-së ishte me dy pikë, 34 % PD dhe 32.1 %. LSI-ja për Tiranën ka më shumë përqindje se sa në rang qarku.
Sondazhi i “Gani Bobi”
PD 38.7%
PS 30.8%
LSI 4.2%
PSD 0.4%
PAD 0.4%
PBDNJ 0.3%
G99 2.3%
Asnjë 6.2%
Pa përgjigje 2.3%
Të pavendosur11.5%
Nuk e di 2.9%