Vret me televizor -bombë, 25 vjet burg për 25 vjecarin
TIRANE- Luan Dervishi, njeriu që shpërtheu me një “televizor-bombë” vilën e familjes Xhebrahimi në Sauk më 12 qershor 2010 do të mbyllet plot 25 vite në qelitë e zymta të një burgu të sigurisë së lartë.
Në shpërthimin e banesës gjetën vdekjen kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, kushëri i tij Luan Bahja, si dhe u plagosën rëndë, e shoqja e Xhebrahimit, Fatbardha, i biri Altini dhe vajza Shpresa.
Gjykata e Tiranës e cilësoi fajtor të pandehurin Dervishi për masakrën e qershorit 2010 në Sauk dhe e dënoi dje me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave” dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake."
Sipas akuzes i riu kishte montuar nje sasi të madhe eksplozivi në një televizor dhe ia kishte dërguar si dhuratë Xhevdet Xhebrahimit. Me tu vene ne prizë televizori eksplozivi hodhu në erë vilën e familjes duke shkaktuar masakrën e rëndë.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, 25 vjecari do të vuajë vetëm çerek shekulli burg. Burime nga gjykata, thanë se i pandehuri Luan Dervishi kishte shprehur pendesë për krimin e kryer. Ai e kishte pranuar fajësinë dhe autorësinë e masakrës, çka e shpëtoi edhe nga dënimi maksimal; burgim i përjetshëm. Sa i përket motivit, sipas gjykatës, gjithçka ka ndodhur për hakmarrje, pasi Luan Dervishi, akuzonte viktimën Xhevdet Xhebrahimi, si autorin e vrasjes së xhaxhait të tij, Naim Dervishin në vitin 1997.
(s.g/GSH/balkanWeb)