Incidenti në Bathore Burgaj: FNSH s'vepron pa urdhrin e Policisë
TIRANË-Incidenti i pak ditëve me parë në Bathorë në prag të zgjedhjeve lokale që solli dhe përplasjes mes FNSH dhe Ministrisë së Rendit është sjellë në vëmendje sot nga kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Burgaj bëri të ditur për mediat se paditë penale mes kreut te Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, (FNSH) Shemsi Prenci dhe zv/ministrit të brendshëm Avenir Peka nuk përfshijnë punën e Policisë së Shtetit. Burgaj tha se policia është në shërbim të qytetarit për cdo denoncim që do të bëhet nga ana e tyre në strukturat e policisë.
Por, sipas kreut të Policisë së Shtetit FNSH nuk vepron dot pa urdhrin e drejtorit të Policisë duke lënë të kuptohet se ka qënë i kotë pretendimi i Prencit se është urdhëruar nga zv/ministri për të shtypur militantët e PS në Bathore.
Burgaj më tej theksoi se cështja tashmë është në duart e Prokurorisë dhe i takon këtij organi të zgjidhë situatën e krijuar pas incidentit në Bathore.
(d.b/BalkanWeb)