Kartat, zyrat e hapura, por mungojnë aplikuesit
Bie fluksi i aplikimeve për kartat e identitetit. Paralajmërimi i ministrit Bujar Nishani se do të ketë penalizime deri në pushim nga puna për punonjësit e gjendjes civile në rast se nuk qëndrojnë në zyra edhe ditën e shtunë dhe të diel, i ka disiplinuar këta të fundit. Në 11 minibashkitë e kryeqytetit, sipas një vëzhgimi të bërë, zyrat kanë qenë të hapura deri në orën 18:00, por stafi ka qenë i reduktuar dhe fluksi i qytetarëve për të aplikuar për karta identiteti ka qenë tepër i ulët. Fundjava duket se nuk ka shërbyer aspak në misionin për të përparuar në këtë proces. Janë bërë me dhjetëra aplikime, por numri për secilën minibashki ka qenë i papërfillshëm për të kapërcyer mbylljen e procesit të atyre personave që janë pa pasaportë deri më 1 maj. Pranë zyrave janë parë persona që kanë tërhequr kartën e identitetit, për të cilën kanë aplikuar përpara datës 20 mars, por nuk është parë "bumi" i personave pa pasaportë për të aplikuar edhe ditën e diel. Sensibilizimi i qytetarëve për t‘u pajisur me kartë është shumë larg asaj që pretendon Ministria e Brendshme se qytetarët do të votojnë me karta. Në një situatë të tillë, debatet politike po i mbajnë qytetarët larg zyrave të aplikimit.
Një prej punonjësve të minibashkisë 9 shprehet se fluksi i aplikimeve nuk ka qenë i lartë. "Deri në orën 13:00 kanë aplikuar 19 persona gjithsej. Nga këta, 17 për karta identiteti dhe dy për pasaporta biometrike", thotë punonjësja e gjendjes civile. Një tjetër pengesë që i bëhet këtij procesi është mosfunksionimi i sistemit zinxhir. Përveç zyrave të gjendjes civile dhe zyrave të aplikimit të kartave, ditën e diel duhet të qëndrojnë të hapura edhe zyrat e postës, që qytetarët të blejnë kuponin. Zyrat e gjendjeve civile kanë ofruar për herë të parë një të diel në punë për të bërë të mundur shërbimin për aplikimin e letërnjoftimeve. Aplikuesit janë numëruar me gishtat e duarve dhe zyrat e aplikimeve kanë qenë pothuajse bosh. Një pjesë e punonjëseve të gjendjes civile sqarojnë se kjo ndodh pasi qytetarët ende nuk janë njoftuar dhe një numër i madh i tyre nuk e dinë se mund të aplikojnë për karta edhe ditën e diel.
Por, mungesa e informacionit nuk është arsyeja e vetme. Pagesa prej 1200 lekësh është faktori kryesor që pengon qytetarët të aplikojnë. Në pritje të ndonjë vendimi për ndarjen e letërnjoftimeve falas, apo me ndonjë çmim tjetër të reduktuar, ka bërë që qytetarët të presin vendimin e radhës së qeverisë.
Punonjësit e ndihmës ekonomike pranë minibashkive pranojnë se janë të shumtë qytetarët që për shkak të papunësisë dhe varfërisë nuk blejnë kuponin që kushton 1200 lekë. Vendimi i fundit i qeverisë ka caktuar që kartat e identitetit të kushtojnë 300 lekë për pensionistët, 200 lekë për studentët dhe të ndahen falas për komunitetin rom, të verbrit dhe para e tetraplegjikët. Ajo që ngelet si problem i vetëm është kostoja që duhet të paguajnë njëherë qytetarët prej 1200 lekësh, pasi pensionistët dhe studentët do të kompensohen më vonë, por fillimisht duhet të paguajnë 1200 lekë.
Paqartësia për procesin çorienton qytetarët
Vendimet kontradiktore
të qeverisë për kartat
Në katër muajt e fundit, qeveria "Berisha" ka marrë katër vendime kontradiktore për kartat e identitetit, të cilat kanë çorientuar opinionin publik. Në datën 14 janar qeveria miratoi vendimin e parë për të ulur çmimin e letërnjoftimeve për disa kategori.
Punonjësit e administratës do ta marrin letërnjoftimin me vlerën prej 1 mijë lekësh, ndërsa 200 lekë do t‘i marrin nga fondi i kompensimit, pra do të kompensohen për 30 për qind të vlerës. Pensionistët do ta marrin letërnjoftimin me vlerën e 800 lekëve dhe do të kompensohen me vlerën e 400 lekëve, pra, me rreth 56 për qind të çmimit dhe studentët prej 500 lekësh. Ky vendim bie menjëherë poshtë, nga vendimi më i fundit i qeverisë për të shpërndarë kartat falas për disa kategori si të verbrit, romët dhe tetraplegjikët. Sipas vendimit të datës 29 mars, qeveria e uli çmimin e kartave deri në 200 lekë për studentët dhe 300 lekë për pensionistët. Në 18 mars Kryeministri Berisha sqaroi se nuk do të ketë karta identiteti falas, ndërsa në 1 prill kërkoi që të shkojnë drejt zyrave të aplikimit personat që s‘janë të pajisur me pasaporta. Qeveria përcakton afatin 1 prill-1 maj si periudhë aplikimi për kartat e identitetit vetëm për shtetasit pa pasaportë. Të gjithë personat që janë të pajisur me pasaportë, kanë të drejtë të aplikojnë vetëm pas datës 1 qershor, në të kundërt do të përballen me penalizime.
14 janar
Ulet çmimi për disa kategori shtetasish dhe vendosen sanksionet ndëshkimore
18 mars
Deklarohet se s‘do ketë karta falas. Mohohet ekzistenca e penalizimeve
29 mars
Qeveria vendos një ulje të dytë të çmimit të kartave për disa kategori
1 prill
1 prill-1 maj, periudhë aplikimi për kartat vetëm për shtetasit pa pasaportë