Higuain beson në mbrojtjen e titullit

Gonzalo Higuain ka thënë se Real Madridi do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të mbrojtur titullin e La Ligës pas fitores 5-0 ndaj Mallorcës të dielën.
Argjentinasi shënoi dy gola dhe asistoi dy herë derisa ekipi i Jose Mourinhos mori pikë të plota në mënyrë të jashtëzakonshme. Rivali Barcelona mbetet në krye të tabelës bashkërisht me Atletico Madridin me tetë pikë më tepër se kampioni në fuqi. Por, Higuain nuk dorëzohet.
“Është fitore e rëndësishme por në fund të fundit është vetëm një tjetër ndeshje. Barcelona e di se nuk guxon të humb sepse ne do të jemi aty të gatshëm për të shfrytëzuar çdo lëshim të tyre. Do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë në mënyrë që të mbrojmë titullin”, deklaroi Higuain pas ndeshjes.