Mediu në Rrogozhinë: “Do ti japim përgjigje çështjes së pronësisë”
Turi i takimeve të kreut republikan vijoi në Rrogozhinë. I shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë së kësaj force, ai ishte i pranishëm në një takim elektoral në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij kreu republikan tha se arritjet e maxhorancës së djathtë dhe qeverisja e këtyre katër viteve ishin të suksesshme sepse ato i përgjigjeshin nevojave të shqiptarëve.
“Duke votuar Partinë Republikane ne do të sigurojmë një mandat të dytë për të ardhmen tonë dhe projektet tona të përbashkëta, për standarde europiane, për reforma të tjera të suksesshme. Gjatë mandatit të dytë ne do t’i japim një zgjidhej përfundimtare çështjes së pronës. Do të kërkojmë atë që kemi kërkuar dhe ka qenë bindja jonë gjatë gjithë ekzistencës së Partisë Republikane. Kjo sepse ne do të vijojmë ta shohim atë si një çështje e së drejtës”, - nënvizoi Mediu.
22 Maj 2009