Fushata, ja kush do t‘i hetojë partitë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje procesin e verifikimit të shpenzimeve të fushatës nga subjektet zgjedhore për zgjedhjet e 28 qershorit. Procedura e verifikimit nis me hedhjen e shortit, i cili përcaktoi emrat e ekspertëve kontabël që do të verifikojnë partitë. Në garë ishin 27 ekspertë kontabël, ndërkohë që janë 34 subjekte zgjedhore që duhen kontrolluar. Ekspertët kontabël do të paraqesin raportin përfundimtar në datën 2 nëntor dhe do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të vendosë për të. Sipas procedurave, ky institucion i ka kërkuar shoqatës IEKA që kontrollon veprimtarinë e ekspertëve listën e plotë të ekspertëve në rang vendi, që rezultojnë të jenë më shumë se 80 persona. Secilit prej tyre u është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në short. Por vetëm 26 prej tyre kanë shprehur interesin dhe kanë paraqitur dokumentet përkatëse siç e parashikon ligji.
Në përfundim të hedhjes së shortit rezultoi se auditi i shpenzimeve për fushatën e Partisë Demokratike do të bëhet nga ALB BB Auditing SHPK dhe për Partinë Socialiste nga eksperti Mihal Mziu. Shorti përcaktoi që Azem Hykaj do të bëjë auditin për PLL dhe PRDE, Dashnor Çarçani për PGJ dhe LZHK, Dhimitër Pano për PBDNJ, Eduard Kila për PDK, Elez Lala për PMDE, Elton Haxhi për PKONS, Fatmira Kastrati për PAA, Lavdimir Fusha për PDM e Re,
Luan Muça për G99, ALB BB Auditing SHPK për PD, Luljeta Hasho për PRRL, Lumturi Brahaj për POSH dhe PLIDR, Marie Dushi për LDK, Mihal Ziu për LDLNJ dhe PS, Namik Vehipi për PBD, Nikolla Geco për PSV 91, Pajtim Hysi për PTR, Qani Kaja për PDI dhe PRDSH, Sabri Palamani për BLD dhe PBKD, Semiha Dollani për PR, Stavri Prifti për PDS, Stoli Laze për PBK, Theodhoraq Gjosha për LSI, Union AB Financ Kontabilitet Revizion SHPK për PFA,
ALB Auditing group SHPK për AMIE, Lulash Pjetërnika për PAD
dhe Violeta Mullai për ADS dhe PSD. Sakaq, zbardhja e financimeve të partive politike do të shkojë deri në datën 2 nëntor, kur ekspertët kontabël do të paraqesin raportin përfundimtar për 34 subjektet zgjedhore. Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, është shprehur se "ligji jep një hapësirë të gjatë kohore për t‘i dhënë fund hetimit, duke bërë që zbardhja e anës financiare të fushatës të jetë gati vetëm në muajin nëntor". Në të njëjtën kohë, zbardhja e financimeve të fushatës elektorale është një ndër çështjet më të debatuara të procesit zgjedhor, jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për strukturat monitoruese të Bashkimit Europian. Nëse ligji ka mirëpërcaktuar detajet e këtij procesi, është sërish vullneti i partive ai që mungon. Sipas Kodit Zgjedhor, shuma që çdo person fizik ose juridik mund t‘i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Por do të priten edhe 45 ditë për të parë shpenzimet që karakterizuan fushatën më të shtrenjtë që vendi ka pasur ndonjëherë dhe sa do të jenë të gatshme partitë për të zbardhur financimin e tyre. Kodi Zgjedhor e parashikon për herë të parë kontrollin përmes ekspertëve kontabël dhe parashikon rregulla më strikte se më parë.