Tahiri: Fatmir Mediu do të jetë gjithmonë fajtor
Pak orë pasi Gjykata e Lartë i dha një tjetër kthesë hetimit të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, reagoi Partia Socialiste. Deputeti i kësaj partie, Saimir Tahiri, tha se ky vendim nuk e bën kurrë të pafajshëm Fatmir Mediun dhe ai mbetet përgjegjës për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Sipas PS, vendimi i djeshëm është skandaloz. "Ky vendim nuk do e bëjë kurrë të pafajshëm Fatmir Mediun dhe shefat e tij, por vetëm do të pezullojë përkohësisht dhënien e drejtësisë që familjarët e viktimave dhe publiku shqiptar presin prej kohësh. Ajo mund të vonojë, por kurrë nuk do fshihet e harrohet në sirtarët e kalbur të një sistemi që çalon tërësisht, apo pas imunitetit parlamentar të kujtdo qoftë", tha Tahiri. Ai gjeti rastin që në emër të PS-së të nxisë institucionet përkatëse të vazhdojnë përpjekjet ligjore për të materializuar çdo iniciativë që lejon legjislacioni në fuqi për të zhveshur edhe një herë Fatmir Mediun nga imuniteti parlamentar dhe për t‘i dhënë rrugë veprimit ligjor. "Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit dhe mbarë opinioni publik, drejtësia dhe shteti ligjor, u tronditën nga vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj të pandehurit Fatmir Mediu, sot deputet dhe ministër në kabinetin e Kryeministrit Berisha, i akuzuar si një ndër përgjegjësit kryesorë për ngjarjen më të rëndë që korrupsioni shtetëror ka shkaktuar ndonjëherë në vendin tonë", vërejti Tahiri.
Ndër të tjera, deputeti socialist riktheksoi se Berisha, familja e tij dhe bashkëpunëtorët e tij janë fajtorë për ngjarjen e Gërdecit dhe kanë ushtruar presion për të fshehur fajin e tyre.
"Pasi thuri planin institucional dhe ligjor për instalimin e fabrikës korruptive që u mori jetën 26 viktimave të pafajshme, pasi refuzoi të hiqte imunitetin e Fatmir Mediut, pasi kërcënoi në mënyrë të përsëritur Prokurorinë e Përgjithshme, mazhoranca e Sali dhe Shkëlzen Berishës, Fatmir Mediut, Fahri Balliut, Aldo Bumcit, Mihal Delijorgjit dhe e të gjithë shërbëtorëve të tjerë që me zell të verbër gatuan tragjedinë e shekullit, ushtroi presion të gjithanshëm për të bërë të mundur shmangien e fajësisë nga e vërteta dhe nga dënimi që meriton", tha Tahiri.
Deputeti i PS-së tha se ky është një vendim turpi që nuk jep drejtësi, por fsheh kriminelët dhe hajdutët shtetërorë, që për hir të interesave korruptive, shkaktuan 26 viktima dhe lanë në mëshirë të fatit familjarët e tyre. "Ky është një vendim skandaloz, që fsheh të vërtetën e tragjedisë së Gërdecit pas imunitetit fals të Fatmir Mediut dhe shefave të tij në qeveri", nënvizoi Tahiri.