Paketa e 31 rekomandimeve të vëzhguesve për procesin zgjedhor në Shqipëri
Raporti i OSBE/ODIHR-it përfshin 31 rekomandime për zgjedhjet e ardhshme dhe përmirësimet e nevojshme. Partitë politike sugjerohet të tregojnë vullnet politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Ato duhet të kryejnë detyrat e tyre zgjedhore në një mënyrë të përgjegjshme dhe në interes të përgjithshëm të Shqipërisë. Kjo besohet se reflektohet te komisionerët e niveleve të ndryshme, të cilët duhet t‘i përmbahen legjislacionit zgjedhor larg konsideratave politike. ODIHR-i sugjeron se duhet ndërhyrë në pjesën e Kodit Zgjedhor që të garantohet barazia dhe mosdiskriminimi në zgjedhjen e kandidaturave. Duhet të sigurohet që votuesi e di paraprakisht kandidatin për deputet, i cili mund të ulet në këtë post si pasojë e mbështetjes së tij. Mbështetet ideja e eliminimit të ndërhyrjeve të partive politike në procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarëve që shqyrtojnë ankimimet zgjedhore. Vëzhguesit thonë se duhet qartësuar në ligjin elektoral rasti i përsëritjes së pjesshme të zgjedhjeve. Raporti sugjeron ndërhyrje me qëllim garantimin e çdo votuesi që të ankohet kur mendon se i janë cenuar të drejtat e tij elektorale. Propozohet që të ndërhyhet në ligj, që shpërndarja e fondeve të buxhetit të shtetit për partitë të mos bëhet në mënyrë jo të drejtë dhe që përfshin vetëm partitë parlamentare. Raporti thotë se duhet të sqarohen kriteret mbi të cilat KQZ-ja verifikon bilancet e shpenzimeve të partive politike në fushatën elektorale. Sakaq, Kodi Zgjedhor sugjerohet të ndryshohet, me qëllim eliminimin e ndonjë mundësie për abuzimin dhe bllokimin e procesit nga partitë politike. Në veçanti sugjerohet të ketë mekanizma për plotësimin e vendeve të lira të administratës zgjedhore, nëse partitë nuk ushtrojnë të drejtën e tyre për të bërë propozimet brenda afateve. Raporti thotë se duhet të mos lejohet zëvendësimi i pajustifikuar dhe arbitrar i komisionerëve të niveleve të ulëta nga partitë politike. Raporti sugjeron gjithashtu KQZ-në që të përdorë më shumë autoritetin e saj mbi komisionet e niveleve të ulëta kur konstaton problematikë dhe bllokim të procesit. ODIHR-i kërkon që të intensifikohet procesi i trajnimit të komisionerëve nga KQZ-ja. Sugjerohet që regjistri kombëtar i shtetasve të vazhdojë pastrimin për të garantuar një listë zgjedhësish sa më të saktë. Për këtë qëllim thuhet se duhet të angazhohen dy kahet politike. Një tjetër propozim është heqja e kufizimit që një qytetar të firmosë vetëm për një kandidat apo parti politike. ODIHR-i thotë se duhet të garantohet që të mos ushtrohet presion ndaj administratës publike për përfshirje në fushatë dhe çdo rast i tillë të hetohet e të vihet para drejtësisë. Kërkohet të forcohen mekanizmat institucionalë për shmangien e keqpërdorimit të burimeve të administratës për fushatë. ODIHR-i thotë se duhet gjetur një mekanizëm për të eliminuar politizimin e Bordit të Monitorimit të Medias. Një opsion mund të jetë emërimi i anëtarëve mes ekspertëve të medias ose nga institucionet mediatike.
Rekomandimet e OSBE/ODIHR
1. Partitë të tregojnë vullnetin politik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe të veprojnë me përgjegjshmëri
2. Të krijohet mundësi që zgjedhësi ta njohë në avancë kandidatin, i cili mund të zgjidhet deputet me mbështetjen e tij
3. Të eliminohet ndërhyrja e partive në procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarëve që shqyrtojnë ankimimet zgjedhore
4. Duhet qartësuar në ligjin elektoral rasti i përsëritjes së pjesshme të zgjedhjeve
5. Të gjenden mekanizmat që zgjedhësi të zbatojë lirshëm të drejtën e ankimimit, kur i cenohet e drejta e votimit
6. Fondet e buxhetit të shtetit për fushatën nuk duhet t‘u shpërndahen vetëm partive parlamentare
7. Të sqarohen kriteret mbi të cilat KQZ-ja verifikon bilancet e shpenzimeve të partive politike në fushatën elektorale
8. Gjetja e mekanizmave për të shmangur bllokimin e procesit nga partitë politike. Të gjendet formë se si të bëhet zëvendësimi i komisioneve kur nuk sillen nga partitë në afat
9. Të mos lejohet zëvendësimi i pajustifikuar i komisionerëve të niveleve të ulëta nga partitë politike
10. KQZ-ja të përdorë më shumë autoritetin e saj në raport me komisionet vendore kur konstaton problematikën
11. Të intensifikohet procesi i trajnimit të komisionerëve
12. Regjistri kombëtar i shtetasve duhet të vazhdojë procesin e pastrimit që të prodhojë listë të saktë zgjedhësish
13. Të garantohet e drejta për grupet e veçanta të votuesve që të votojnë
14. Të hiqet kufizimi që një qytetar të firmosë vetëm për një parti apo kandidat të cilin mbështet
15. Të hiqet kufizimi që firmëtarët mbështetës të një kandidati apo partie duhet të firmosin para një noteri
16. Të shmanget presioni ndaj administratës për pjesëmarrje në fushatë dhe të krijohet kushtet për ndëshkim të çdo rasti
17. Të forcohen mekanizmat institucionalë për shmangien e keqpërdorimit të burimeve të administratës për fushatë
18. Të shmanget politizimi i Bordit të Monitorimit të Medias përmes një formule tjetër zgjedhjeje
19. Të garantohet trajnimi i duhur për anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias
20. Të saktësohet në Kodin Zgjedhor se cilat aktivitete qeveritare janë të lidhura me fushatën zgjedhore
21. Të garantohet respektimi më rigoroz i procedurave të votimit nga komisioni dhe të trajnohen intensivisht kryetarët
22. Të zbatohen rigorozisht rregullat për praninë e individëve të autorizuar në komisionet e votimit
23. Të rishikohet procedura e procesit të numërimit që të zbatohen afatet e parashikuara nga KQZ-ja, por jo në kurriz të transparencës
24. Të rritet transparenca në procesin e numërimit të votave në raport me vëzhguesit e forcave politike
25. Të garantohet që kushdo mund të marrë një kopje të videove të regjistruara për procesin e numërimit të votave
26. Të sqarohet në mënyrë shteruese rastet kur një kuti votimi nuk përfshihet në numërim dhe klasifikohet si e parregullt
27. Të rishikohet neni 123 i Kodit Zgjedhor që flet për votat e numëruara pas procesit të hetimit administrativ dhe përfshirja në tabelën përfundimtare
28. Kur shpall rezultatin paraprak të zgjedhjeve, KQZ-ja duhet të përfshijë edhe numrin e votuesve të regjistruar, votuesit që morën pjesë dhe votat e pavlefshme
29. Pavlefshmëria e rezultateve në një ose disa qendra votimi nuk duhet të lidhet me impaktin që do kenë në ndarjen e mandateve. Në rastet kur paraqiten prova për të meta të konsiderueshme, do ishte e mjaftueshme zhvlerësimi i zgjedhjeve apo rinumërimin potencial
30. Të mbyllen hapësirat që lejojnë partitë të shmangin përfaqësimin me 30% femra në Parlament
31. Fushata e informimit të votuesve nga KQZ-ja duhet të shtrihet edhe për komunitetet e pakicave të ndryshme