Kryeministri Berisha mbron vendimin për Mediun
Kryeministri Berisha merr në "mbrojtje" ministrin e ri të Mjedisit, Fatmir Mediun. Kreu i qeverisë reagoi menjëherë pas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen penale ndaj deputetit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut. "Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe njëherë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet; nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi", thuhet në komunikatën për shtyp të Kryeministrit Berisha. Menjëherë pas publikimit të kabinetit zyrtar, çështja "Mediu" ka qenë më e debatuara, nga ku pritej edhe vendimi final i Presidentit të Republikës, i cili nuk ka sjellë dje asnjë pengesë për vijimësinë e kabinetit "Berisha".
Kreu i qeverisë deklaroi më 9 shtator, ditën ku publikoi përbërjen e qeverisë së tij të re, se ministrat e tij të rinj nuk do të kenë asnjë imunitet përpara ligjit. Kryeministri e bëri të ditur dje qëndrimin e tij për ministrin Mediu nëpërmjet zëdhënëses së tij, Juela Meçani. Imuniteti i të gjithë ministrave të Berishës është në dorën e drejtësisë. "Ky është standardi i kësaj mazhorance", citohet në komunikatën e Kryeministrit Berisha.