E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, nis nga puna Bordi i Monitorimit të Medias



Bordi i Monitorimit të Medias pranë KQZ-së nisi dje nga puna, ku anëtarët e tij bënë prezantimin para komisionit. Të 7 anëtarët e Bordit në drejtimin e Basir Çollakut, do të monitorojnë fushatën në mediat vizive. Anëtarët u zotuan para KQZ-së se do të bëjnë detyrën e tyre në përputhje me ligjin dhe me korrektësi. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, e cilësoi detyrën e këtij bordi si të rëndësishëm. “Për BMM-në është detyrë parësore që të përvetësojë detyrimet e tij ligjore, sipas Kodit Zgjedhor. Bordi duhet të sjellë informacione periodike dhe të informojë KQZ-në lidhur me rezultatet e punës suaj ose dhe propozime për masa disiplinore ndaj operatorëve të medias për respektimin e kohës televizive të fushatës së partive politike”, - tha Ristani. Bordi i Monitorimit të Medias përbëhet nga 7 anëtarë, të gjithë nga bota e medias. Kryetar i tij u zgjodh Basir Çollaku, ndërsa anëtarë janë Rexhep Polisi, Blerina Toslluku, Artur Bega, Hamdi Jupe, Shyqyri Meka dhe Iris Luarasi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›