E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java europiane e demokracisë vendore, bashkia hap zyrën

Puna e hapur, që është në filozofinë dhe praktikën e Bashkisë së Sarandës, ka kapërcyer dje edhe anën më protokollare të saj. Programimi i aktiviteteve konkrete dhe me impakte reale në përditshmërinë e qeverisjes lokale në kuadër të javës europiane të demokracisë vendore, ka sjellë hapjen e zyrës së kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, për sarandjotët. Në prani të stafit të ngushtë dhe të drejtorëve të drejtorive të Bashkisë së Sarandës, Gjoka ka pritur jashtë çdo protokolli qytetarë që kanë vizituar mjediset e punës në bashki dhe posaçërisht zyrën e kryetarit. Disa prej qytetarëve kanë qenë nga kategoria e të mbeturve pa strehim, të cilëve u është ofruar strehim kundrejt kredisë së butë. Dita e djeshme u ka dhënë zgjidhje disa ankesave të qytetarëve, që prej kohësh nuk pajiseshin me leje ndërtimi në troje që i kanë në pronësi, si edhe disa kërkesa për përfshirje në skemën e ndihmës sociale etj.

Tho.Ni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›