E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia shpërbën milicinë joshtetërore

Autoritetet libiane kanë marrë një vendim për shpërbërjen e milicive dhe grupeve të armatosura që nuk i nënshtrohen autoritetit të shtetit.
Njoftimi u bë nga Mohammed Al-Megarief, kreu i Asamblesë Kombëtare të Libisë.
 

Autoritetet gjithashtu vendosën që të bashkojnë ushtrinë, forcat e rendit dhe brigadat e ushtirsë që përbëhen nga ish-kryengritësit.
 

Njoftimi erdhi pasi dy grupe paramilitare islamike, Abu Slim dhe Ansar al-Sharia, thanë do të braktisin bazat e tyre në qytetin lindor të Dernas.
 

Lëvizja vjen një ditë pasi që banorët në qytetin lindor të Bengazit u rebeluan kundër milicisë, ndërsa nga dhuna u vranë të paktën 10 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›