Pollo: Do të fitojmë në bastionet e majta
Në zgjedhjet e 28 qershorit, PD-ja synon një rezultat të thellë fitoreje edhe në bastionet e majta. Këtë e pohoi zëvendëskryeministri Genc Pollo gjatë takimeve elektorale në fshatrat Kamçisht, Pashalli, Breshtan në Berat. Duke u shprehur i sigurt për fitoren e PD-së, Pollo u shpreh se "ajo që duam ne është që gjithë Berati të mos mbetet në xhepin e Erion Braçes, apo në xhepin e ndonjë Erioni tjetër, që e ka mbajtur aty dhe nuk ka bërë asnjë gjë për të. Të mos mbetet në flamurin e grisur të Edi Ramës, që nuk guxon as të shkruajë emrin deputet dhe jo më të kandidojë për Kryeministër". Ai përmendi dhe projektin rrugor për këtë zonë, rrugën e pagëzuar si Boshti i Jugut. "Kjo rrugë, do të bëjë që të shkohet prej këtu e në Tiranë për 50 minuta", tha Pollo.