E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, sulmohet zyra elektorale e PS-së

Afrimi i hapjes së fushatës elektorale shënon incidentet e para. Në mbrëmjen e dy netëve më parë është thyer me mjete të forta hyrja e një zyre elektorale të PS-së pranë rrugës "Don Bosko" në kryeqytet. Zyra elektorale ishte hapur disa muaj më parë në funksion të fushatës elektorale, që hapet së shpejti.
Punonjësit partiakë të kësaj zyre konstatuan mëngjesin e djeshëm se dera kryesore prej xhami ishte thyer e gjitha me mjete të forta, ndërsa në ambientet e brendshme nuk kishte sende me vlerë, që mund të bëheshin synim i ndonjë grabitjeje me thyerje. Këtë version e ka hedhur poshtë edhe policia, e cila tashmë ka nisur hetimet për këtë ngjarje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›