PD-PS ndajnë sheshet për fushatën
Partia Demokratike zgjedh sheshin "Skënderbej", kurse Partia Socialiste Qytetin Studenti për çeljen zyrtare të fushatës elektorale. Pasditen e 28 majit, dy forcat më të mëdha politike hapin fushatën nga kryeqyteti i Shqipërisë. Militantët e PD-së dhe PS-së nuk do të kenë mundësi të "përplasen" në bulevardin qendror si në vitin 2005 dhe 2007 në zgjedhjet lokale, pasi demokratët do të festojnë pranë sheshit "Skënderbej" dhe socialistët në fushat e sportit, atje ku lindi lëvizja studentore e viteve ‘90. Takimi virtual i dy forcave më të mëdha politike do të jetë në qiell, aty ku fishekzjarrët e tyre do të bëjnë ballafaqimin. Lëvizja Socialiste për Integrim e çel fushatën më datën 3 qershor në sallën e Pallatit të Kongreseve.
PD
Partia Demokratike do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi "Skënderbej" më 28 maj. Pasditen e 28 majit, kryetari i PD-së do të prezantojë edhe një herë ekipin e tij me 140 kandidatët për deputetë. Kreu i PD-së ka caktuar ministren dhe zëdhënësen e fushatës, Majlinda Bregu, që të jetë organizatorja e çeljes së fushatës elektorale. Ekipi i demokratëve është duke punuar ngushtë me kompaninë amerikane "PSB", e cila do të kujdeset për 32 ditët në vazhdim për imazhin e PD-së dhe 140 kandidatëve të saj. Partia Demokratike, edhe këtë herë, nuk do ta tradhtojë sheshin kryesor, ku me parullën "Shqipëria po ndryshon", dhe me kolonën zanore të grupit "Modern Talking", bashkë me 17 aleatët e saj në këto zgjedhje do të çelin zyrtarisht fushatën elektorale. Qarku i Tiranës ka gjithsej 32 kandidatë për deputetë dhe secili prej tyre pritet të shpërndahet në 16 zonat e ngritura në kryeqytet dhe rrethinat e tij. PD do të respektojë zonat e influencës në këtë ndarje e cila pritet të bëhet në ditët në vazhdim. Grupi organizator do të përqendrohet në Tiranë, ku vihet re edhe larmia e kandidatëve.
PS
Partia Socialiste i është shmangur shesheve tradicionale të zhvillimit të mitingjeve, duke iu larguar qendrës së kryeqytetit. Mitingu i hapjes së fushatës do të zhvillohet në ambientet e Qytetit Studenti, te fushat e sportit nesër, në orën 18:30. Është zgjedhur vendi ku 18 vjet më parë nisën protestat e studentëve të cilët e ndryshuan rrënjësisht rrjedhën e historisë në vitet në vijim. Elementi dhe detaji i rëndësishëm i hapjes zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Socialiste është kënga "Çohu", e kënduar nga kreu socialist, Edi Rama, dhe grupi "West Side Family", e cila do jetë kolona zanore e gjithë fushatës. Ekipi prej 140 kandidatësh do të ketë një tjetër prezantim para elektoratit shqiptar për t‘u shpërndarë mandej në 12 qarqet e vendit. Sakaq selia rozë është duke bërë përgatitjet e fundit për strategjinë që do të ndjekë. Veç debateve televizive, spotet dhe sloganet do të jenë disa prej elementëve që do ta shoqërojnë atë. PS ka bërë një ndarje zonash ku kandidatët do të synojnë të marrin votat në qarqet ku ata garojnë. Gongu i nisjes së fushatës bie në mesnatën mes 28 dhe 29 majit për të përfunduar më 26 qershor. Ashtu si dhe kundërshtarët e saj, edhe PS-së i kanë mbetur afërisht 30 ditë për të bindur elektoratin se alternativa e saj është më e mira.