Fushë-Krujë - Lezhë, dy aksidente në 16 orë
Autori i Lajmit: red.
Në autostradën Fushë-Krujë - Lezhë, dy aksidente të rënda kanë ndodhur në harkun kohor të 16 orëve në superstradën Fushë-Krujë - Lezhë. Burime nga policia bëjnë të ditur se kjo rrugë e njohur edhe si superstrada e vdekjes, ka një numër shumë të lartë aksidentesh me pasoja të rënda. Në dy aksidentet e fundit, një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet në rrugë. Pak orë më vonë ka ndodhur edhe aksidenti i dytë kur një tjetër person është goditur dhe më pas tërhequr 50 metra zvarrë nga një automjet. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008