Operacioni “Peshkatari”, pranga 48-vjeçarit
Autori i Lajmit: red.
Forcat e Seksionit Kundër Narkotikëve në Durrës finalizuan operacionin e koduar ”Peshkatari”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 48-vjeçarit Çesk Gjika, lindur e banues në fshatin Bizë, komuna Ishëm. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmë rreth orës 21.45, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë në lagjen numër 17, Durrës me një sasi prej 473.7 gramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa dhe 12 kapsolla detonatore. Në vijimësi të veprimeve procedurale, të kryera lidhur me ngjarjen, u ushtrua një kontroll në banesën e tij gjatë të cilit u gjet dhe një sasi prej 1 kg e 65.8 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa (duke e çuar peshën totale të kapur në 1 kg e 553 gramë) dhe 18 kapsolla detonatore (duke e çuar në 30 numrin e tyre).
Po kështu, në oborrin e banesës së tij u gjet e mbjellë edhe një bimë kanabis sativa. Policia tha se dosja hetimore, për veprat penale të prodhimit e shitjes së narkotikëve, kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008