Itali, dënohen me nga 12.5 vite burg pesë skafistë shqiptarë
Autori i Lajmit: red.
Gjykata italiane në Leçe ka dënuar sot me nga 12.5 vite burg secilin nga pesë skafistët që provokuan tragjedinë e rëndë të 4 majit në vitin 2000, kur përmbysja e një gomoneje në afërsi të brigjeve italiane shkaktoi 15 viktima. Pesë skafistët u gjykuan në Itali nën akuzat e favorizimit të trafikut të paligjshëm dhe mbytje të qëllimshme të gomones. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 4 majit të vitit 2000 kur një gomone u përmbys në ujërat e Adriatikut, pasi u përplas me helikën e një motovedete italiane. Dëmtimi i gomones shkaktoi 15 viktima ndërkohë që në bordin e saj ndodheshin 31 klandestinë shqiptarë, 20 nga të cilët nga Shkodra. Ngjarja u cilësua tetë vite më parë si një Otranto e dytë. Prej kohësh, të afërm dhe familjarë të viktimave kanë kërkuar zbardhjen e tragjedisë së rëndë pas një procesi që në shtetin italian zgjati për vite me radhë.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008