Fushë Krujë, 2 mijë qytetarë rrezikojnë të votojnë
Vazhdon të jetë e pandryshuar situata në Bashkinë e Fushë Krujës, ku çdo ditë krijohen radhë të gjata njerëzish për të aplikuar. Mungesa e qendrave të tjera dhe ndërprerjet e herëpashershme të energjisë në qendrën e vetme me dy aparatura ka ngadalësuar procesin duke rrezikuar pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.
Problem është edhe për ata që kanë marrë njëherë kartën dhe për arsye të ndryshme e kanë humbur, pasi e kanë thuajse të pamundur ta rimarrin sërish. Nga 5 mijë banorë të Fushë- Krujës që kanë aplikuar, rreth 2 mijë persona ende skanë tërhequr kartën. Qyteti i Fushë- Krujës në total ka 17 mijë banorë më të drejtë vote, ku një pjesë i rrezikohet kjo e drejtë për shkak të mungesës së pasaportës dhe kartës së identitet.