E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë; Ndërpritet greva e urisë e vëllezërve Markaj



Pasditen e dy ditëve më parë, në orën 18:00 është ndërprerë greva e urisë së tre të dënuarve që vuajnë dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Sipas burimeve zyrtare nga burgjet, greva është ndërprerë pas kontakteve të vazhdueshme të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët kanë marrë takime me të dënuarit në fjalë për t’u njohur me kërkese-ankesat e tyre duke ndjekur kështu ecurinë e gjendjes së tyre psiko-emocionale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se tre të dënuarit e sigurisë së lartë në burgun e Fushë-Krujës, përkatësisht Agron Markaj i datëlindjes 06.04.1978, lindur e banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar me 20 vite burg, Anton Markaj, i datëlindjes 04.08.1980, lindur dhe banues në Velipojë, Shkodër, i dënuar me 20 vite, Tonin Qarku, datëlindja 17.04.1969, lindur e banues në Lezhë, dënuar 22 vjet burg, kishin hyrë në grevë urie, me pretendimin se janë të pafajshëm dhe sipas tyre, janë të dënuar padrejtësisht. Burgu i Fushë-Krujës gjatë ditëve të grevës së urisë ka zbatuar një plan masash konform rregullave për menaxhimin e saj. Gjatë kohëzgjatjes së grevës, gjendja e përgjithshme e tre të dënuarve ishte e mirë, ata vendosnin raporte komunikuese dhe nuk paraqitën ndonjë ankesë në lidhje me kushtet e grevës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›