E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe Krujë, qytetarët romë, jo në regjistrat e gjendjes civile

Edhe pse vetëm 1 muaj para zgjedhjeve Kandidatet Demokristiane për Deputet gjejmë grupe të mëdha sociale rome të cilët nuk figurojnë ne regjistrat e gjendjes civile të shtetit. Një skandal unikal për një vend si Shqipëria. Nisur nga ky shqetësim kandidatët për Deputet, Apollon Bace, Marie Dobra, Meleqe Rrenja, duke marrë shkas dhe nga informacionet e ardhura kanë shkuar në zonën e Fushe Krujës dhe janë ndeshur përballe realitetit absurd  ku shtetasit nuk figurojnë në regjistrat e shtetit.   Kandidatet Demokristian, pasi janë njohur dhe me gjendjen e mjeruar të këtij komuniteti, si dhe vështirësitë e mëdha sociale, kanë nisur veprimin për regjistrimin e tyre duke i regjistruar në dokumentet zyrtare të bashkisë së Fushë Krujës, që jo vetëm të njihen si shtetas shqiptarë, por edhe të pajisen me karte e identitetit. Nisur nga kjo ngjarje në Fushë Krujë, PDK ka dërguar përfaqësuesit e saj edhe në rrethe të tjera të vendit për të parë sesi është situata lidhur me këtë komunitet. PDK e vlerëson rastin e Fushë Krujës si diskriminues për këtë komunitet, dhe i bën thirrje Qeverise dhe shtetit, për më shumë vëmendje ndaj tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›