PS shkeli ligjin për listat, KQZ kërkon ndëshkimin

Socialistët akuzojnë për favorizim të PD
Kryesocialisti Edi Rama shkeli ligjin në dorëzimin e listës për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, duke thyer afatin kohor të përcaktuar nga KQZ-ja. Ashtu si në zgjedhjet të vitit 2006, të cilat i shtyri për në vitin 2007, Rama sërish në mënyrë të qëllimshme krijon precedent në dorëzimin në kohë të listave. Pas shumë debatesh, negociatash si edhe pakënaqësish, kryetari i PS-së, Edi Rama nuk bëri asnjë listë zyrtare, duke preferuar që këtë ta bëjë dje në një konferencë shtypi. Gjithë kohën, emrat janë mbajtur të burgosur. Ndërsa, gjatë gjithë ditës së djeshme selia e PS-së ka zierë nga ecejaket e deputetëve aktualë apo edhe të rinjve, që dje kanë vendosur firmat e tyre se pranojnë të jenë pjesë e ekipit që do të konkurrojë në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu, Partia Socialiste depozitoi dje në mëngjes në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e kandidatëve për deputetë, pasi kishte kaluar një ditë nga afati përfundimtarë. Si rrjedhoje e këtij precedenti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e sotme diskutimin në një mbledhje të posaçme të tij, nëse do të vlerësohen si të ligjshme listat me emrat e 140 kandidatëve për në zgjedhjet e 28 qershorit paraqitur, jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe listat e Parisë Demokratike. Megjithatë, nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë Komisioni Qendror Zgjedhor në lidhje me shkeljen e afateve kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve nga Partia Socialiste. Zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli deklaroi se listat e kandidatëve janë në drejtorinë juridike ku po kontrollohet dokumentacioni përkatës, duke konfirmuar se lista e paraqitur nga PS, është depozituar në orën 7.50 minuta të ditës së djeshme. Sipas debatit të zhvilluar dje në mbledhjen e KQZ-së, të dy partitë nuk kanë respektuar afatet kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve që ishte ora 24.00 e datës 19 maj 2009. Por shkeljen më të madhe e ka bërë Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, pasi e ka thyer më shumë afatin kohorë. Ndërkohë, gjatë diskutimit në mbledhjen e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në lidhje me precedentin që ka krijuar Rama për dorëzimin e listave, reagoi Genci Gjoçaj, përfaqësues i PS-së në KQZ, i cili akuzoi kryetarin e KQZ për ndjekje të politikave të njëanshme, pasi sipas tij, edhe Partia Demokratike e ka thyer ligjin për dorëzimin në kohë të listave të kandidatëve për deputet. Ndërkaq, përfaqësuesi socialist në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili dorëzoi dhe listën e 140 kandidatëve tha se vonesa ishte për shkaqe teknike. Konkretisht, sipas tij, vonesat kishin të bënin me plotësimin e dokumentacionit të dosjes së secilit prej kandidatëve për deputetë. Duke debatuar me anëtarët demokratë, ai shtoi se PS është angazhuar që ta dorëzonte listën rreth orës 01.30 minuta të së mërkurës, por KQZ nuk funksiononte. Ndërsa thuhet se PD-ja ka dorëzuar listën 15 minuta pasi ka skaduar afati zyrtar. Sipas ligjeve në fuqi, KQZ duhej të qëndronte e hapur. Kështu si ne, ashtu edhe ju e kemi shkelur ligjin njëlloj. Çështja e vonesës prej 15 minutash apo një orë e gjysmë, duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë, u shpreh përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj. Ndërsa nga ana tjetër, në lidhje me shkeljet e ligjit për dorëzimin në kohë të listave në KQZ, përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti theksoi se janë respektuar të gjitha afatet ligjore dhe lista është dorëzuar në orën 23:55 minuta në KQZ. Për këtë arsye, nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë Komisioni Qendror Zgjedhor në lidhje me shkeljen e afateve kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve nga Partia Socialiste, pra, nëse do ta pranojë listën e saj apo jo, pasi PS në fakt e shkeli afatin zyrtar të përcaktuar nga KQZ për dorëzimin e saj, më shumë se PD. Sipas kryetarit të KQZ, Arben Ristani, mbledhja për Administrimin dhe publikimin e informacionit për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin 2009 , Shqyrtimi i projekt - vendimit: Për kohën e transmetimit për partitë politike në TV Publik, u shty për arsye se do të verifikojmë emrat e listave, nëse i kanë respektuar, apo jo ligjet e përcaktuara. Ndërsa për sa i përket thyerje së afatit për dorëzimin e listave, ai theksoi se do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.
************************************************************
KQZ diskuton sot nëse listat e PS-PD janë të ligjshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për ditën e nesërme diskutimin në një mbledhje të posaçme të tij, nëse do të vlerësohen si të ligjshme listat me emrat e 140 kandidatëve për në zgjedhjet e 28 qershorit paraqitur nga dy partitë e mëdha, PD dhe PS. Për këtë arsye, nuk dihet ende qëndrimi që do të mbajë Komisioni Qendror Zgjedhor në lidhje me shkeljen e afateve kohore të dorëzimit të listës së kandidatëve nga Partia Socialiste, pra, nëse do ta pranojë listën e saj apo jo, pasi PS në fakt e shkeli afatin zyrtar të përcaktuar nga KQZ për dorëzimin e saj. Në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të KQZ-së, ishte parashikuar shqyrtimi i projekt-vendimit: Për mbledhjen, administrimin dhe publikimin e informacionit për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kuvendin 2009 , Shqyrtimi i projekt - vendimit: Për kohën e transmetimit për partitë politike në TV Publik.