Listat, PBDK: PS, është rrezik për demokracinë
Mosrespektimi i afatit të dorëzimit të listave të kandidatëve brenda afatit të duhur nga partia më e madhe e opozitës, është denoncuar edhe nga Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, e cila e cilësoj këtë një shkelje të rëndë ligjore, e cila vë në dyshim seriozitetin e trajtimit të institucioneve nga ana e saj. Sipas kësaj partie, Partia Socialiste tregoi se ajo është rrezik për demokracinë.
Demokracia është liri dhe institucione, por tek liria demokratike nuk hyn liria për shkeljen e institucioneve. Në muajt e fundit kemi vërejtur që PS ka akuzuar mazhorancën për mundësinë e rrezikimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por dje ajo tregoi se kërcënimi real për një proces zgjedhor demokratik është vetë ajo. KQZ nuk duhet ti kishte pranuar listat e PS, 12 orë pas afatit.
Pranimi tregon se KQZ është i brishtë përballë tekave të individëve apo grupimeve të caktuara me prirje antidemokratike. Dje PS i vuri shkelmin organit më të lartë të zgjedhjeve, KQZ, duke mos respektuar vendimin e tij, dhe njëkohësisht i dha një grusht të fortë demokracisë. Kemi bindjen se votuesi shqiptar ka fituar maturinë për tu dhënë përgjigjen e duhur partive që nuk tregojnë respekt për vlerat demokratike, u shpreh ajo.