E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Berisha qeverisje private për familjen

Lëvizja G99 deklaroi dje se polemikat e fundit mes Kryeministrit Berisha dhe ndërkombëtarëve mbi tendencat autoritariste të qeverisjes së Shqipërisë, po u konfirmon shqiptarëve se Kryeministri i vendit po dështon. Olta Xhaçka tha se raporti i Akademisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, publikuar në fund të dhjetorit që sapo kaloi, nënvizon qartazi opinionin ndërkombëtar se Berisha jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po investon gjithçka për të kontrolluar institucionet e vendit. "Raporti nënvizon gjithashtu tendencën e vazhdueshme të qeverisë "Berisha" për të censuruar kritikat e brendshme duke ushtruar presion mbi median, shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura", tha Xhaçka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›