E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë:Ankesa për dënimin, tenton të qepë gojën me spango në burg

Një i dënuar në burgun e Fushë-Krujës ka tentuar të qepë me spango gojën në mënyrë demonstrative ndaj vendimit të gjykatës. Shkak ka qenë dënimi i dhënë nga gjykata, i konsideruar si mjaft i lartë nga i dënuari Fatmir Ahmetaj. Ka qenë ndërhyrja në kohë e gardianëve të burgut që shpëtuan të dënuarin nga ky akt mjaft i dhimbshëm, duke i dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke e transferuar atë në spitalin e burgut në Tiranë. Fakti konfirmohet nga burime zyrtare pranë këtij burgu, ndërkohë që mësohet se i dënuari është nën vëzhgimin e mjekëve dhe stafit të spitalit, me qëllim që të shmanget ndonjë tentativë tjetër e ngjashme me atë të kryer në orët e pasdites së djeshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›