Fustanet e reja të pranverës 2009
Sigurisht që dimri ka magjinë e tij, por gjithçka duket se këndon në pranverë. Ekziston një liri dhe shkujdesje, që lidhet me atë se çfarë ne veshim dhe asgjë nuk është më e rehatshme se një fustan. Stili me një sup është një stil seksi për në pranverë, që kombinon elegancën me asimetrinë, linjat klasike me një qëndrim pak të anuar dhe sigurisht, mbulimin me ekspozimin. Qoftë i shkurtër apo i gjatë, kërkoni një fustan me një pjesë të varur, që është prerë dhe stiluar për të dhënë përshtypjen e një atmosfere në Greqinë e lashtë të perëndeshave. Fustani i “perëndeshës” është kthyer sërish në mënyrë madhështore së bashku me supin e zbuluar.
Fustanet e gjata
Mund të themi se dhe fustanet e gjata vazhdojnë të jenë në modë gjithmonë e më fuqishëm. Ka njerëz që mendojnë se gjatësia mund të zbehë këdo që nuk ka gjatësinë e një modeleje, por kjo e metë mund të rregullohet nëse i kushtoni kujdes volumit poshtë belit tuaj. Pjesa fundore duhet të vijë sipas linjave të trupit tuaj dhe jo të jetë e fryrë. Rripat e trashë në pjesën e sipërme janë një balancë e mirë. Këto fustane janë mjaft të rehatshme.
Të stampuar dhe me lule
Nëse ju pëlqen një modë pranverore disi e lehtë dhe delikate, ndoshta duhet të prisni deri vitin tjetër. Sigurisht që ekzistojnë stile të lehta, njëngjyrëshe, por shumë stilistë këtë vit kanë qenë mëse të vendosur për ngjyrat e gjalla dhe të ndezura. Mund të gjeni lule të stampuara me një dizajnim të përsosur dhe në përmasa të mëdha, figura gjeometrike shumëngjyrëshe dhe motive të shumta sipas stilit modern bohemian (i cili kthehet sërish në modë këtë vit), si dhe fustane me ngjyra të ndezura që valëviten.
Moda verore për fustane mbrëmjesh
Dihet që java ikën shpejt dhe fundjava afrohet. E premtja në darkë tashmë është zyrtarisht nata e festave dhe e argëtimit. Ju sugjerojmë disa modele veshjesh verore të modës së fundit, të cilat do t’ju ndihmojnë të gjeni fustanin e përshtatshëm për ju. I vishni me geta dhe taka të larta derisa moti të ngrohet dhe përgatituni që gjatë muajve të verës t’i vishni me sandale me rripa.
Fustanet e mbrëmjes. Janë totalisht fantastike, ngjyrë të verdhë të ndezur, rozë, gurkali, me gjethe, lidhje dhe me zbukurime rreth qafës, materiale mëndafshi dhe linja të thjeshta, që nuk do të dalin nga moda vitin tjetër.
4 Prill 2009