Çantat pranverore, tendencat e reja
Pranvera sapo ka ardhur dhe bashkë me të nuk kanë munguar të vijnë edhe tendencat më të reja të ngjyrave për thonjtë. Pavarësisht se mund t’ju duket e vështirë të lini pas të zezën gotike dhe vishnjën e errët që keni mbajtur gjatë muajve të kaluar, është koha për të pastruar thonjtë dhe të provoni diçka të re këtë sezon. Shumë emra të famshëm tashmë kanë filluar të punojnë me thonjtë e tyre dhe pse të mos marrim pak frymëzim nga ato? Drew Barrymore është parë me thonj ngjyrë rozë, ndërsa Kylie Minogue dhe Scarlett Johansson kanë preferuar të kuqen e ndezur për thonjtë e tyre. Nga ana tjetër, Rihanna nuk ka dashur të heqë dorë nga ngjyra blu e errët dhe po kështu ka vepruar edhe Victoria Beckham me një ngjyrë vishnjë të errët. Duke pasur këtë parasysh, ja cilat janë pesë ngjyrat më të preferuara që propozohen për këtë pranverë.
Jeshile në mente: Mund t’ju duket pak ngjyrë e frikshme në fillim, por sigurisht që do ta pëlqeni këtë ngjyrë me ngrohjen e motit. Kontrasti që do të krijohet nga lëkura juaj e nxirë do të jetë fantastik dhe meqenëse Lily Allen e ka provuar këtë, ju sugjerojmë të shpejtoni edhe ju.
Ngjyrë korali: Kjo është ngjyra numër një për muajt e ardhshëm, dhe Kate Beckinsale, mes shumë të tjerash, nuk ka pritur shumë për ta provuar. Një version i përpunuar mes ngjyrës të kuqe si krem dhe rozës është nuanca e koralit që do t’ju bëjë të dashuroheni këtë pranverë.
Pa ngjyrë: Meqenëse makijazhi këtë verë do të jetë natyral, është e arsyeshme që edhe thonjtë tuaj të ndjekin të njëjtin model. Duke parë Eva Longoria-n, është mirë që të kujdeseni për thonjtë dhe t’i pastroni përpara se t’i lini në ngjyrën natyrale pasi gjithçka do të jetë tepër e dukshme.
Ngjyrë argjendi: Kjo është një nga ngjyrat që mendohet të jetë po kaq e pëlqyeshme edhe për stinën e vjeshtës. Filloni ta aplikoni që tani dhe do të jeni një hap përpara modës këtë sezon.
Ngjyrë pana: Pak si e çuditshme, por mendohet se kjo ngjyrë kremi do të jetë mjaft popullore edhe për stinën e verës. Mos humbisni kohë, dhe filloni të kujdeseni për thonjtë.
4 Prill 2009