Futbolli i sallës, Tirana shanse të mëdha për të kaluar grupin
Dje në mesditë, në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti i turit paraeleminator të UEFA FUTSAL CUP. Për herë të katërt merr pjesë kampionia jonë Tirana, e cila, ashtu si dhe vitin e kaluar, përsëri do të luajë në Kaunas të Lituanisë. Ndryshe nga grupi i vitit të kaluar, teksa ka patur përballë kampionen e Danimarkës, Moldavisë dhe Lituanisë, këtë herë shanset për kalimin e turit për Tiranën janë më të mëdha. E thënë më thjesht, duke lënë mënjanë kampionet e Andorrës dhe të Maltës, dueli për fituesen e grupit E do të luhet në ndeshjen mes Tiranës dhe pritësve të Nautara Kaunas. “Shorti nuk është fort i vështirës, por do të jetë e sikletshme ndeshja me lituanezët. Megjithatë ne shkojmë për t’u kualifikuar”. Nëse Tirana del fituese e grupit E do të jetë në turin e parë përballë kampionëve të Republikës Çeke, FC Era-Pak Kudin, me kampionët e Polonisë, Hurtapu Leczika, si dhe me fituesen e grupit G të turit paraeleminator (Montenegro Stars Budva, FC Zeleznjicar e Shkupit, Futsal BGA e Danimarkës). Megjithatë tashmë e rëndësishme për bardheblutë do të jetë kalimi i turit paraeleminator, më 15-23 gusht në Kaunas, ndërsa vitin e kaluar Nautara e ka mundur kampionen tonë, 6-4. gj.v.