E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, s’gabon në shortin e lehtë, fiton sfidën e parë

 

Leonard Karaj

Vllaznia ka fituar ndeshjen e parë në fushën e Sligo Rovesr duke thjeshtuar shumë kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Evropës ku i pret Rapidi i Vjenës. Shkodranët kanë përsëritur vetveten teska me të njëjtin rezultat arritën të fitonin edhe sezonin e kaluar në Kupën UEFA ndaj FC Koper (Slloveni) që në ndeshjen e parë jashtë. Teksa vjet heroi ishte Xhevair Sukaj, në Irlandë protagonistë kanë qenë dy; mbrojtësi Dritan Smalaj dhe portieri Armir Grimaj. I pari shënoi golin e avantazhit në minutën e 69-të të pjesës së dytë ndërsa i dyti arriti të priste penalltinë e parë të gjuajtur nga Keane por u bë protagonist, këtë herë negativ, katër minuta më vonë kur pas një dalje të gabuar u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit si dhe hipotekoi 11-metërshin e dytë për irlandezët në këtë takim. Për tu theksuar ka qenë fakti se trajneri Hasan Lika pati hedhur në fushën e lojës një skuadër që më së shumti mendoi për mbrojtjen sesa për sulmin. Kjo gjë u pa që në minutat e para kur Beqiri, Sinani u ndëshkuan me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuara. Për të parë një sulm të vërtetë të shkodranëve duhej të vinte minuta e 18-të kur kosovari Kasapi vuri në provë portierin vendas. Gjithë Vllaznia e pjesës së parë ishte në këtë sulm teksa Sligo me anë të Holmes, Morrison, Boco, O’Grady dhe Cretaro rrezikoi disa herë portën e Grimajt. Pjesa e dytë ndryshoi gjithçka. Vllaznia nisi të dalë më shumë në sulm duke rrezikuar me anë të Nallbanit dhe Sinanit. Por ndryshimi i rezultatit do të vinte vetëm në minutën e 69-të kur një kros i Mavraljeviç në zonën e kundërshtarve u përcoll mirë me kokë drejt në rrjetë nga mbrojtësi Dritan Smalaj. Stadiumi hesht dhe trajneri i Sligos tenton rikuperimin duke zëvendësuar një mbrojtës me një sulmues, por vetëm dy minuta më vonë vjen edhe autogoli i Keane. Një gjuajtje e fuqishme e Hallaçit nga jashtë zonës u devijua nga mbrojtësi irlandez në portën e tij. Ky i fundit tentoi të ç’bënte fajin 6 minuta më vonë nga pika e bardhë e penalltisë por gaboi sërish. Vetëm penalltia e dytë futi disi në lojë për kualifikimin pas një jave në Shkodër irlandezët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›