Futbolli, më pak raste dopingu
Rastet e dopingut në futboll janë pakësuar ndjeshëm gjatë sezonit 2006-07. UEFA ka publikuar të dhënat sipas së cilave në 1 mijë e 662 futbollistët të testuar, vetëm tre rezultuan pozitiv me substanca të ndaluara (dy në një aktivitet minifutbolli pasi kishin përdorur kanabis). Statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm krahasuar me një sezon më parë, kur nga testet e zhvilluara, ishin gjetur shtatë lojtarë që përdornin doping.