E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet portieri Oliver Kahn

Akuzat e Oliver Kahn ndaj shokëve të tij të skuadrës i kanë kushtuar shumë shtrenjtë gardianit të Bajernit të Mynihut. Ai është gjobitur nga drejtuesit e ekipit, pasi me polemikat e tij ka shqetësuar ambientin e bavarezëve, të përqendruar jo vetëm në fitoren e Bundesligës, por edhe në Kupën UEFA. "Bajern Mynihu nuk është si Fiorentina apo Marseja", ishte deklarata e portierit drejtuar sulmuesit Toni dhe mesfushorit Riberi, për t‘i nxitur ata të jepnin maksimumin në çdo ndeshje. Por kaq ka mjaftuar që ai të dënohej me një gjobë prej 25 mijë eurosh, ndërsa do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Hertës së Berlinit, sepse është pezulluar edhe për një takim në kampionat. Por mediat gjermane janë të bindura se vendimi do të sjellë probleme të tjera në radhët e bavarezëve, për faktin se Kahn cilësohet si ikona e skuadrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›