E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, titullar në Milano, Bekham, sërish me grupin te Reali


Albania-Sport - Sulmuesi i Milanit, Ronaldo, i marrë gjatë merkatos të dimrit, do të jetë për herë të parë titullar, të shtunën në Siena, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit italian të futbollit, bëri të ditur trajneri Karlo Anceloti. "Ronaldo do të luajë që nga minuta e parë", - deklaroi trajneri Anceloti në një konferencë për shtyp dhënë sot. Ndërkaq, mesfushori anglez i Realit të Madridit, David Bekham, i thirrur nga trajneri Fabio Kapelo për ndeshjen e kampionatit fundjavën e kaluar, bën pjesë përsëri në grupin e lojtarëve për ndeshjen e kampionatit, të shtunën përballë Real Betisit. Dy mbrojtësit anësore brazilianë, Roberto Karlos dhe i riu, Marselo, janë rehabilituar plotësisht nga dëmtimet dhe bëjnë pjesë në grupin për ndeshjen e javës se 23-të. Ndërsa Mahamadu Diarra, i cili është dëmtuar në kaviljen e djathtë, nuk është i disponueshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›