Futbollistët me Di Matteon

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich do të vendos gjatë kësaj jave nëse Roberto Di Matteo do të mbetet menaxher i Chelseas derisa futbollistët kanë brohoritur “ne duam që ai të qëndrojë”, pas triumfit në Ligën e Kampionëve.
Sipas të përditshmes angleze The Guardian, futbollistët ia kanë bërë të qartë Abramovichit se duan që ai të konfirmojë në detyrë italianin i cili u emërua menaxher i përkohshëm pas shkarkimit të Andre Villas-Boasin kurse përfundoi sezonin me triumf në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.