Kuyt ndërron mendjen

Dirk Kuyt ka sugjeruar se mund të mbetet në Liverpool sezonin e ardhshëm. Kuyt, 31 vjeç, ka dëmshpërblim në kontratën e tij që i mundëson të largohet për rreth 1 milion funte gjatë verës.
Pasi aktivizohej rrallë herë nga Kenny Dalglish ai kishte paralajmëruar se mund të braktis Anfield Roadin. Por, pas shkarkimit të Dalglishit, holandezi ka ndërruar mendje.
“Shpresoj të mbetem në Liverpool. Por, duhet të pres dhe të shoh se çka do të ndodhë”, deklaroi Kuyt për Algemeen Dagblad.