Pastore fton Higuainin dhe Lavezzin në PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore ka thënë se do të kishte pasur dëshirë të luajë së bashku me sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain dhe atë të Napolit, Ezequiel Lavezzi.
Dyshja e argjentinasve spekulohet me transferim në PSG derisa trajneri Carlo Ancelotti planifikon të përforcojë skuadrën për pjesëmarrje në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Andaj, Pastore ka pranuar se do ti pëlqente ardhja e Higuainit dhe Lavezzit në Parc des Princes.
“Flas gati çdo ditë me Higuainin. Ai nuk luan rregullisht në Real dhe kërkon më tepër hapësirë. Lavezzi ? Edhe atë do ta mirëprisja këtu. Ai do të na përforconte shumë ekipin. Është futbollist i kompletuar dhe shumë i shpejt”, deklaroi Pastore për të përditshmen franceze L’Equipe.