Futën mall kontrabandë, dy shoferë në pranga
Kanë arritur të kapërcejnë traun doganor me mall kontrabandë, por janë kapur nga policia. Dy shtetas me banim në Tiranë janë kapur nga forcat e Antikrimit Ekonomik sapo kanë kaluar territorin doganor të Portit detar të Durrësit dhe janë arrestuar në flagrancë për veprën penale të kontrabandës.
Bardh Ndreca dhe Edmond Shala janë kontrolluar në dy raste të shkëputura nga njëra-tjetra dhe u janë gjetur mallra të ndryshëm të pazhdoganuara. Ndrecës, 43 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Kashar, i janë kapur të padeklaruara 73 njësi qendrore kompjuteri, 15 skeda memorie kompjuteri, 16 rrotulla teli për saldim, secila me peshë 10 kg. Këto mallra i kishte futur në kokën e automjetit "Volvo" me targë TR9178P. Detyrimi i shmangur doganor për këto mallra arrin në rreth 1 milion lekë të reja. Ndërsa Ndreca u arrestua, ndaj mallit të padeklaruar dhe automjetit u mor masa e sekuestros në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, në flagrancë është arrestuar dhe 49-vjeçari nga Tirana, Edmond Shala, me profesion shofer. Ai u kap gjithashtu në flagrancë, sapo ka kaluar nga dogana e Durrësit me një sasi mallrash të padeklaruara. Burimet policore deklaruan se ai mbante në automjetin e tij tip "Volvo" me targë TR1992R, 32 aparate telefoni të tipit "Phone3G", 650 karikues telefonash, 380 copë kufje telefonash të markave të ndryshme, 150 USB për kompjuterë, si dhe 50CD kompjuteri. Vlera e këtyre mallrave të padeklaruara arrin në 665 mijë lekë dhe ashtu si në rastin e parë, malli dhe automjeti u sekuestruan. Të dy kanë arritur të kalojnë shërbimin doganor pa e deklaruar mallin e tyre dhe grupet hetimore që kanë nisur hetimet për këto dy çështje janë përqendruar edhe në përfshirjen e doganierëve në secilin nga rastet, si dhe përcaktimin nëse është konsumuar edhe vepra e mitëmarrjes nga ta.
Va.Qy.