E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi shokun, kapet pas dy muajsh një 29-vjeçar

Ka plagosur me armë zjarri një shokun e tij, kapet pas 2 muajsh kërkimesh një 29-vjeçar. Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se është arrestuar Endri Pani, i cili ishte shpallur në kërkim nga uniformat blu për një ngjarje të ndodhur në muajin gusht të këtij viti. Ngjarja për të cilën akuzohet Pani ka ndodhur rreth dy muaj më parë, kur ai ka qenë duke pirë me shokët e tij. 29-vjeçari, në gjendje të dehur e në nerva e sipër, ka qëlluar me armë në drejtim të një prej të njohurve me të cilin kishte ndarë tavolinën deri në orët e vona të natës. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se 29-vjeçari ka tentuar ta vrasë shokun e tij në gjendje të dehur, por fatmirësisht, për shkak të gjendjes së dehur, nuk ka mundur të qëllojë në shenjë, por veç të përhapë panik në lokal. Pas kësaj ngjarjeje, 29-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja, ndërkohë që ai u shpall në kërkim policor për akuzat e "vrasje me dashje të mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje". I kërkuari u kap në banesën e tij mesditën e së dielës.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›