Përmbarimi sekuestron pasuritë e fermerëve debitorë të ATK

28/05/2005 Bllokohen shtëpi banimi, tokë bujqësore e traktorë
BERAT - Mosshlyerja e kredive nga ana e fermerëve, ka aktivizuar strukturat përkatëse të shtetit për sekuestrim.
Për 5 ditë me radhë, punonjësit e Zyrës të Përmbarimit të Qarkut të Beratit, në bashkëpunim me përgjegjësit e zyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK), kanë arritur të sekuestrojnë, traktorë e makineri të ndryshme, shtëpi banimi dhe tokë. Këto bllokime janë bërë për kreditë e pakthyera, të marra në vitet 1993-1996.
Ndërkohë që pritet sekuestrimi i një fabrike mielli dhe të disa lokaleve luksoze.
Sipas informacionit nga Përmbarimi, të gjitha mjetet e sekuestruara i kanë shkuar rezervave shtetërore për sekuestrim dhe për rivlerësimin e tyre, e më pas nxjerrjen e mjeteve, shtëpive dhe tokës në ankand.
Inspektori i kësaj zyre, Plarent Lapardhaja, tha për gazetën se, “pasi kemi marrë kërkesën për sekuestrim nga Agjencia e Trajnimit të Kredive, në fillim kemi sekuestruar për 5 ditë 5 mjete të rënda traktorë, 10 shtëpi banimi, si dhe 3000 m2 tokë buke“.
Sipas burimeve nga krerët e kësaj zyre, sekuestrimet janë bërë në bazë të rregullave dhe në përputhjet me kriteret e vendosur në ligj. Sekuestrimet janë bërë në fshat, pasi edhe kreditë janë dhënë në këtë periudhë kryesisht për mjetet bujqësore.
“Kemi sekuestruar në vend të traktorëve edhe shtëpi banimi, pasi shumë nga klientët, që kanë marrë kredi, pasi kanë blerë traktorët dhe më pas i kanë shitur, ose nuk i kanë blerë që në fillim traktorët, duke e përdorur kredinë për nevojat e tyre, por deri tani, edhe pse kanë kaluar gati 10 vjet, nuk kanë mbyllur anjë këst të saj“, sqaron Lapardhaja.
Traktorët, pas sekuestrimit janë nisur për në pikën e grumbullimit që ka krijuar ATK dhe së shpejti, pas rivlerësimit, do të dalin në ankand për t’u rishitur. Kjo do të shërbejë për larjen e një pjese të kredisë, ndërsa pjesën tjetër të mbetur në familjet debitore do ta vjelin duke bërë sekustrim të materialeve të ndryshme, por edhe shtëpi banimi. Këtyre të fundit iu është vënë kyçi dhe do të vihen në shitje pas vlerësimit të bërë nga ekspertët e ndërtimit.
Deri tani, nga rreth 3 mijë metra katrorë tokë bujqësore të sekuestruara, një e treta e saj është shitur me ankand.
Vitit 2004
Sekuestro pasurive të 284 debitorëve
Deri tani kjo zyrë ka mbyllur 56 dosje të kredive, nga të cilat vetëm 16 janë pushuar. Kjo pasi vetë debitorët kanë pranuar të mbyllim njëherësh këstet e kredisë, sapo dosja ka mbërritur në zyrën e përmbarimit dhe ai është lajmëruar zyrtarisht për sekuestrimin e rastit. Ndërsa për vitin 2004, kjo zyrë ka pasur 284 dosje, nga të cilat ka sekuestruar mbi 136 mjete të ndryshme, orendi shtëpiake, si dhe traktorë, shtëpi banimi. Sipas burimeve zyrtare, së shpejti nga kjo zyrë është vënë në listë për t’u sekuestruar edhe një fabrikë mielli dhe lokale e bare luksoze.
5 traktorë
të sekuestruar
10 shtëpi banimi
të sekuestruara
3000 m2 tokë të sekuestruara
56 dosje të mbyllura
16 dosje të pushuara