RENEA kap gjobvënësit, i kërkuan biznesmenit 20 milionë lekë
30/08/2010 Arrestohen në flagrancë, njëri nga kërcënuesit kushëri me biznesmenin
DURRES- Ka përfunduar me sukses operacioni për të vënë në hekura dy të rinj, të cilët kishin kërcënuar një shtetas në Durrës se do i vrisnin djalin nëse nuk do të paguante 20 milionë lekë në dorë. Aksioni ka nisur në të gdhirë të ditës së diel teksa agjentë civilë të sektorit të luftës kundër krimit ndaj personit dhe efektiva të RENEA-s kanë zbarkuar në Bisht Pallë. Ata kanë arrestuar shtetasit Shkëlzen Istrefi 19 vjeç dhe Kamber Oruçi 20 vjeç pasi akuzohen për gjobvënie dhe kanosje. Forcat RENEA rreth orës 05.00 kanë vendosur nën kontroll disa kryqëzime rruge nga Spitalla deri në Bisht Pallë të Durrësit ngase kishte informacione të sakta se në një lokal dy të rinj do të merrnin 20 milionë lekë nga shtetasi S. Istrefi. Policia është siguruar fillimisht nëse bëhej fjalë për një kanosje reale dhe pasi ka siguruar prova të forta ka marrë të gjitha masat për të prangosur të rinjtë Shkëlzen Istrefi dhe Kamber Oruçi. Shkak për zbarkimin e RENEA-s në Bisht Pallë është bërë një letër kërcënuese drejtuar shtetasit S. Istrefi 50 vjeç nga sektori Rinia dhe sipas policisë kanosja e gjobvënia është bërë nga i riu Shkëlzen Istrefi. Disa ditë më parë 50-vjeçari kishte kërkuar ndihmë tek agjentët e antikrimit për të shpëtuar jetën e të birit. Ai ka mundur të bindë agjentët e antiterrorit e të antikrimit duke u lënë në dorë letrën kërcënuese. Në të i kërkohej shtetasit S. Istrefi 20 milionë lekë, duke e kërcënuar se do i vrisnin djalin nëse do të refuzohej kjo shumë. Sipas policisë, lekët do të dorëzoheshin në dorë në një lokal në Bisht Pallë në ora 10.00. Këto të dhëna janë përpunuar në rrugë operative, ndërsa agjentët thuhet se kanë përgjuar edhe bisedën telefonike të personave të implikuar në këtë krim të rëndë. Për të shmangur çdo situatë të papritur operacioni është marrë përsipër nga efektiva të RENEA-s, ndërsa agjentët civilë janë shpërndarë gjithandej për të garantuar arrestimin e dy të rinjve. Nuk janë dhënë shumë hollësi lidhur me lokalin ku do të jepeshin lekët dhe as të dhëna nëse pronarë të lokalit kanë pasur njohje me autorët e gjobvënies apo dijeni për këtë kërcënim. Në çastet e mbërritjes në lokal të shtetasit Shkëlzen Istrefi dhe Kamber Oruçi policia ka bërë rrethimin e vendit, ndërsa brenda në lokal ka pasur agjentë civil, të cilët janë prezantuar si pushues. Shtetasi i kërcënuar edhe instruktuar fillimisht nga policia se si do të vepronte, rrugën që do të ndiqte, ndërsa me vete ka pasur edhe shumën në 20 milionë lekë. Sipas policisë, denoncuesi është pajisur edhe me aparatura përgjimi, të cilat kanë lehtësuar shumë punën e efektivave speciale. Në çastet kur ai ka shtrirë dorën për t’i dhënë topat me lekë kërcënuesit, forcat RENEA kanë hyrë me të shpejtë. Ndërkohë deklarohet zyrtarisht se 19-vjeçari që ka dërguar letrën kërcënuese ka lidhje gjaku me personin e kërcënuar.