Mbytet në Vjosë, policia gjen trupin pas 12 orë kërkimesh
30/08/2010 PËRMET - Policia e Përmetit ka nxjerrë pas 12 orë kërkimesh në lumin Vjosë, trupin e pajetë të 40-vjeçarin Ilir Spahillari, i cili u mbyt dje pranë fshatit Rapckë, në vendlindjen e tij.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur se “viktima, babai i dy fëmijëve të mitur, u gjet 100 metra larg vendi ku mendohet se humbi jetën”. Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 16:30, në prani të një dëshmitari. Ky është rasti i parë gjatë sezonit të verës që një pushues humb jetën në ujërat e lumit Vjosë.