Futja e euros, masa antikrizë në Europën Lindore
Ndizen debate në lidhje me rekomandimin e FMN-së që disa vende të Europës Qendrore e Lindore, që janë tashmë në Bashkimin Europian, të fillojnë të përshtatin në mënyrë të pjesshme euron
“Financial Times”
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shtetet e goditura nga kriza në Europën Qendrore e Lindore, që janë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të konsiderojnë që t’i hedhin tutje monedhat e tyre në favor të euros edhe pa hyrë formalisht në eurozonë.
Eurozona do të duhet të lehtësojë rregullat e hyrjes në mënyrë që vendet të hyjnë si pothuajse anëtarë pa pasur një karrige në Bankën Qendrore Europiane.
“Për vendet në Bashkimin Europian, euroizimi ofron përfitimet më të mëdha përsa i përket zgjidhjes së problemeve me borxhet në monedhë të huaj, duke hequr pasiguritë dhe duke rikthyer besimin. Pa euroizimin, adresimi i varësisë nga borxhi në monedhë të huaj do të kërkonte shkurtime masive të brendshme në disa vende”. Zbulimi i këtij raporti konfidencial, i përgatitur rreth një muaj më parë, mund të ndezë një debat të ashpër mbi strategjitë për të asistuar Europën Qendrore dhe Lindore.
Edhe pse drejtuesit globalë e cilësuan Samitin e G20-s të mbajtur disa ditë më parë si një sukses, mbeten ende sfida për Europën Lindore. Si rrjedhojë e rënies ekonomike në rritje, Ukraina dhe Letonia, dy shtete që janë tashmë në programet e FMN-së, ditët e fundit nuk kanë rënë dakord për reformat e detyrueshme nga FMN-ja. Një vend i tretë, si Hungaria, po përpiqet të krijojë një qeveri të aftë për të zbatuar reformat.
Raporti i FMN-së u hartua gati një muaj më parë në mënyrë që të mbështeste një fushatë nga Fondi, nga Banka Botërore dhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të bindur BE-në dhe shtetet e Europës Lindore që të mbështesin një strategji të gjerë rajonale antikrizë, duke përfshirë një fond shpëtimi rajonal. Fushata dështoi si rrjedhojë e kundërshtimeve të mëdha, si nga Perëndimi, ashtu dhe nga divergjencat mes shteteve të Europës Lindore për molepsjen nga një shpëtim rajonal.
Anëtarët e eurozonës kanë kundërshtuar gjithashtu lehtësimin e rregullave hyrëse në eurozonë, siç bën dhe Banka Qendrore Europiane (BQE).
FMN-ja, e cila parashikon një rënie 2.5% në Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë vitit 2009 në rajon, vlerëson se “Europa në zhvillim”, duke përfshirë edhe Turqinë, duhet të qarkullojë më shumë se 413 miliardë dollarë të borxhit të jashtëm të maturuar dhe të mbulojë 84 miliardë dollarë të deficitit të projektuar të llogarive korrente.
Raporti vlerëson që “vrima financiare” - paratë e nevojshme nga institucionet ndërkombëtare financiare, BE-ja dhe qeveritë - do të jetë 123 miliardë USD këtë vit dhe 63 miliardë në tjetrin, ose 186 miliardë USD në total. Vrimat më të mëdha janë në Rumani (34 miliardë USD), Turqi (40 miliardë USD) dhe në Poloni (59 miliardë USD).
Një pjesë e madhe e këtyre parave mund të vijë nga FMN-ja. Por raporti thekson se “deri në 105 miliardë USD mund të nevojiten nga të tjera burime, përfshirë BE-në.
Banka Qendrore kundërshton
Nga ana e saj, Banka Qendrore Europiane është shprehur kundër idesë që vendet e Europës Lindore, të cilat janë anëtarë të BE-së, të përshtatin euron pa hyrë formalisht në eurozonë. Zyrtarë dhe analistë të shteteve të reja anëtare të BE-së ishin të ndarë. Disa sugjerojnë se kjo ide nuk është e përshtatshme për vende me regjime të luhatshme të kurseve të këmbimit, si Polonia dhe Republika Çeke, por mund të jetë e drejtë për vende më të vogla, me regjime të fiksuara të kurseve të këmbimit, veçanërisht te shtetet baltike.
Miroslav Singer, zëvendësguvernator i Bankës Kombëtare Çeke, tha se propozimi mund të jetë i përshtatshëm për ekonomi me regjime fikse të kursit të këmbimit për sa kohë që rezervat e monedhave ishin të mjaftueshme. “Unë jam plotësisht dakord me propozimin e FMN-së, por jam i shqetësuar se BE dhe BQE nuk do të kenë dëshirën për të ndryshuar qëndrimin e tyre”.
Banka Qendrore Europiane nguli këmbë që shtetet duhet ta përshtatin euron me kushte të plota dhe të përmbushin të gjitha kriteret e hyrjes. Ewald Nowotny, anëtar i Këshillit Qeverisës në Bankën Qendrore Europiane, tha për “Reuters” se “ky propozim i FMN-së nuk është real. Anëtarësimi në Bashkimin Monetar Europian ka rregulla të qarta dhe këto rregulla duhet të ndiqen. Nga këndvështrimi ekonomik nuk do të ishte një sinjal i mirë për besimin përkundrejt euros”.
BQE ka deklaruar prej kohësh se shtetet që duan të përshtatin monedhën euro duhet të sillnin inflacionin, normat e interesit dhe kurset e këmbimit në linjë me kërkesat e eurozonës dhe të kalonin dy vjet në mekanizimin e paraanëtarësimit; “Mekanizimi i Kursit të Këmbimit II”.
Jean-Claude Juncker, kryeministri i Luksemburgut dhe kreu i grupit të ministrave të Financave në ‘Eurogroup’, ka theksuar se vendet që duan të përshtatin euron nuk mund të ndërmarrin rrugë të shkurtra. Një zyrtar i Ministrisë së Financave në eurozonë tha se të gjithë ministrat e Financave të eurozonës e kishin diskutuar këtë çështje në muajt e kaluar dhe e kishin mbështetur z. Juncker.
Në Poloni, Piotr Kalisz, shef ekonomist për “Citibank Handlowy”, një bankë tregtare, tha se propozimi u përshtatej më mirë “ekonomive të vogla si ato në vendet baltike. Për vende si Polonia dhe Republika Çeke, kjo do të ishte e dobishme nëse do të kishte një krizë katastrofale”.
Zyrtarët në Hungari dhe Rumani reaguan me skepticizëm ndaj propozimit të FMN-së. Adrian Vasilescu, një këshilltar në Bankën Qendrore të Rumanisë, tha se një lëvizje drejt euros do të ishte e “pamundur”.
Por, Torbjorn Becker, drejtor i Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion, tha se euroizimi kishte kuptim për shtetet baltike. “Ata kanë synuar për këtë që prej një kohe të gjatë. Kjo është vetëm një çështje e momentit të përshtatshëm.”
Analistët e tregut ishin skeptikë. “Nuk është realiste”, - tha Gabor Ambrus, një ekonomist në firmën “4Cast”, një kompani konsulente në Londër. “BQE ka thënë se nuk do të marrë përgjegjësi për vendet joanëtare të zonës. Politikisht do të ishte gjithashtu e vështirë t’ua shisje këtë votuesve europianë”.
17 Prill 2009