E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futsal Edro Vlora kampione

Edro Vlora është fituesja e kampionatit të minifutbollit. Vlonjatët mundën Tiranën në finalen dramatike të luajtur në Elbasan. Për të përcaktuar fituesen e këtij sezoni ishin të nevojshme gjuajtjet nga 11-metrat. Si një finale e vërtetë, loja ka qenë mjaft e fortë nga të dyja skuadrat, që kërkonin me ngulm trofeun, megjithatë në fund ishte ekipi i drejtuar nga trajneri, Gentjan Murataj që buzëqeshi. Në anën tjetër, për Tiranën mbeti vetëm zhgënjimi, edhe sepse bardheblutë arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë të sfidës, fillimisht një goditje të fortë e Samarxhiut dhe më pas me një ekzekutim të saktë nga 11-metrat të Mullait. Por, megjithë disavantazhin, vlonjatët u rikthyen në lojë në fraksionin e dytë, ku nuk kanë hequr dorë për asnjë moment dhe janë shpërblyer. Fillimisht Sina do të shkurtonte diferencën, ndërsa në minutën e fundit Nikolli kthen ekuilibrat falë një penalltie. Për t’u theksuar është fakti që më parë Tirana mund të kishte realizuar edhe golin e tretë me 11-metërsh, I cili nuk është shfrytëzuar.
Koha e rregullt, ashtu si edhe shtesa përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në gjuajtjen e penalltive, skuadra vlonjate u tregua më e saktë, duke fituar 3-0 dhe kurorëzohet si kampionia e këtij viti në minifutboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›