Sherr për një kumbull të egër, plagosin kushëririn
Një konflikt banal për pronën ka përfunduar me plagosjen me mjete të forta të një 45-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sporti" të qytetit të Gramshit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se tre persona kanë rrahur, duke i shkaktuar plagë të rënda fqinjit të tyre, për shkak të një kumbulle të egër që ndodhej në kufi të pronave të tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, në fshatin Bratilë të Komunës Lenie, në Rrethin e Gramshit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal në ngarkim të shtetasve Vangjel, Elvin dhe Shaqir Kasmi. Sipas burimit në fjalë, procedimi ndaj këtyre personave ka nisur pasi në lagjen "Sporti" Gramsh, gjatë një konflikti për motive pronësie, kanë goditur me mjete rrethanore 45-vjeçarin Edmond Kasmi, lindur e banues në fshatin Bratilë, Gramsh, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "plagosje me dashje, në bashkëpunim".
Be.Dy.
Be.Dy.