Kapen pa licencë, prangosen kambistët
Nëntë kambistë në Korçë janë vënë në pranga nga ana e policisë për ushtrim të palicencuar të këmbimit valutor. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se në një operacion të befasishëm në tregun e valutës në qytet janë kapur në kushtet e flagrancës nëntë persona të cilët në momentin e operacionit kanë qenë në tregun e këmbimit duke këmbyer valutë. Operacioni "Vjeshtë 2009" është zhvilluar në qendër të qytetit rreth orës 15:00 të së hënës, nga forcat e policisë që kanë kryer shoqërimin dhe nga sektori i krimit ekonomik që, nisur nga kushtet e flagrancës, ka çuar në arrestimin e kambistëve.
Ju.Dh.
Ju.Dh.