I bie pema sipër, vdes druvari
Priste dru në pyll, vdes aksidentalisht druvari 40-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në fshatin Macukull të Matit, kur Shkëlqim Cani, banor i këtij fshati, ka qenë duke prerë dru me motosharrë në pyll. Ai punonte prej vitesh si druvar, zanat me të cilin siguronte të ardhura për dy fëmijët, tashmë të mbetur jetimë, bashkëshorten dhe dy prindërit e tij. Burime nga policia lokale saktësojnë se në punë e sipër, teksa priste trungjet, njëri prej tyre e ka zënë nën vete 40-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia e ka klasifikuar vdekjen si aksidentale, e shkaktuar nga pakujdesia e druvarit.
Hy.Li.
Hy.Li.