Fyen policin, i vendosin prangat
27/03/2005 DURRËS - Një shtetas, i lindur në qytetin e Durrësit, është arrestuar për kundërshtimin e uniformave blu si dhe fyerjen e policisë. N. Skanaj, i datëlindjes 1955, është ndaluar e më pas ndaj tij është marrë masë e arrestit, pasi ka kundërshtuar kryetarin e rajonit nr.1 të Durrësit, ka vënë në përdorim fjalor të padenjë edhe ndaj punonjësit të policisë bashkiake, i cili ka qenë në vendngjajre për të mbrojtur administratorin vendor. Skanaj, i cili mësohet se ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, është bërë pengesë për zbatimin e një vendimi të bashkisë së Durrësit, duke e detyruar policinë ta shoqërojë atë në dhomat e paraburgimit.