I fshihej drejtësisë për 5 muaj, arrestohet
27/03/2005 KRUJË - Megjithëse Gjykata e Apelit Tiranë kishte dhënë si masë sigurie atë të arrestit në burg, shtetasi V. Bumi, i lindur në fshatin Zezë të Krujës, i është shmangur drejtësisë për pesë muaj. Bumi është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje, për një ngjarje të ndodhur në tetor të vitit të kaluar. Ndërsa 19-vjeçari i shpallur në kërkim është strehuar për këtë periudhë në vende të ndryshme te të afërmit dhe miqtë e tij ai është arrestuar në mbrëmjen e një natë më parë nga policia e Krujës, duke ia dorëzuar të akuzuarin organeve të drejtësisë për gjykimin e tij.