Një tjetër shqiptar në Sanremo
Autori i Lajmit: Redaksia“La poesia di Ermal presto a San Remo!”, thotë Ermal Meta, shqiptari që do të ngjisë së shpejti skenën e San Remos. Por, në skenën madhështore të Aniston nuk do të jetë vetëm poezia e Ermal Metës, këngëtari shqiptar do të interpretoj së bashku me grupin e tij "La Fame di Camilla" do të marrë pjesë në Sanremo. Solist i grupit “La fame di Camilla”, Ermali do të propozojë për publikun këngën e titulluar “Buio e luce”. Bashkë me grupin, këngëtari shqiptar është pjesë e kategorisë “Gjenerata e re” në Festivalin e Sanremos. Mes dhjetë fituesve të "Brezi i ri i Sanremos", që pas pak javësh do të ngjiten në skenën e Ariston, është edhe një bandë roku shqiptaro-italiane, ku këngëtari kryesor i grupit është djali nga Fieri, i cili ka emigruar 13 vjet më parë në Itali. Grupi quhet "La fame di Camilla", dhe ka si lider kryesor të sajin Ermal Metën, ndërsa pjesa tjetër e grupit është nga Bari. Në një intervistë që grupi ka dhënë për "Affaritaliani.it", është shprehur se, "festival për ta është një okazion i madh". Por, cila është ëndrra që ata presin të realizojnë? Një koncert në Shqipëri...që mbase do të mbahet në muajin maj të këtij viti. Ata janë shpirti i rrokut në "Sanremo Nuova Generazione". Mes 10 grupeve të përzgjedhura, nga 998 që u paraqitën për tu ngjitur në skenën e Aristonit, gjendet edhe "La Fame di Camilla", banda italo-shqiptare e formuar në Bari në vitin 2007. Lideri i grupit, Ermal Meta është nga Shqipëria dhe këndon e luan në kitarë, në piano, por edhe shkruan tekste, por jo banale. Në grup janë edhe puljezi Giovanni Colatorti, në kitarë; Dino Rubini, në bas; dhe Lele Diana, në bateri. Të pyetur se çfarë do të thotë pjesëmarrja në festivalin e Sanremos për një bandë që vjen nga shumë larg, Ermali është përgjigjur: "Skena e Aristonit është më e rëndësishmja në Itali për ata që merren me muzikë, dhe për ne kjo do të jetë një mundësi shumë e madhe. Na intereson vetëm të çojmë këngën tonë sa më mirë të jetë e mundur në atë skenë". Ndërsa për pyetjen, me cilët artistë komercialë do të donit të bashkëpunonit, Meta ka thënë se në fakt "nuk e dinë. Mes atyre që do të jenë në Sanremo, do na pëlqente të punonim me Morgan". Ai ka shtuar se bandat italiane që ju pëlqejnë janë Afterhours, Subsonica, Marlene Kuntz dhe së fundi edhe bandën Amari. Më tej Ermali ka folur për vetën e tij, duke u shprehur se ka arritur në Itali para 13 vitesh, dhe ka marrë nënshtetësinë italiane vetëm një muaj më parë. "Absurde! Unë ndihem shqiptar dhe në Itali jetoj shumë mirë. Sigurisht, disa probleme ksenofobie i kam pasur edhe unë, më së shumti në të shkuarën", - ka deklaruar këngëtari me origjinë nga Fieri, në një intervistë për "Affaritaliani.it". I pyetur nëse i pëlqente të interpretonte në Shqipëri me bandën e tij, Ermali ka thënë se është një ëndërr që mbase do të mund të realizohet në muajin maj. Por, ai ka shtuar se në Shqipëri, "në fakt, skena e rokut është disi e dobët, ndërsa hip-hopi ka më shumë sukses". "La Fame di Camilla" është një grup i krijuar në Bari, në vitin 2007. Jo shumë kohë pas krijimit, vijnë edhe këngët e tyre të para, në gjuhën italiane dhe në atë shqiptare, gjuhë e origjinës së këngëtarit Ermal Meta. Këngët e tyre kanë entuziazmuar publikun dhe kanë bindur kritikën, falë "emocioneve nudo" të teksteve poetike dhe direkte. Ata filluan menjëherë të këndonin live në lokale dhe në konkurse e festivale të ndryshme, duke marrë vlerësime të shumta. Singëlli i parë i bandës është kënga me titull "Storia di una favola" (Historia e një përralle), këngë që doli para CD-së së grupit "La Fame di Camilla". Nga viti 2007 e deri më sot, ky grup ka ndarë skena të ndryshëm me artistë si La Crus, Avion Travel, Giorgio Canali e Rossofuoco, etj. Në dhjetor të vitit 2009, videoja e këngës "Storia di una favola" fiton çmimin si "Videoja më e mirë", "Subjekti më i mirë" dhe "Fotografia më e mirë" në "Çmimet e videoklipeve italiane". Një nga këngët e albumit të parë këndohet në shqip, ndërsa këngë të tjera bartin momente të dhimbshme Shqipërie brenda, dhe se ende pa dalë në treg, pikërisht shqiptaria e këngëve dhe e solistit goditën pozitivisht publikun italian, edhe pse të pamësuar. "Ja ku po del Italia multietnike", do të thoshin ithtarët e alternativizmit. Por, nga ajo që perceptohet nga kitarat medituese, tekstet tmerrësisht poetike, përcjellja e emocioneve, vjen vetiu bindja se bëhet fjalë për një grup të rinjsh që do të shkojnë larg, të mbrujtur me më të mirën frymë të rrokut britanik e ndërkombëtar, që të bën të harrosh qytetin e kontekstin nga vijnë. E gjithë kjo lindi nga takimi i shqiptarit Ermal Meta dhe barezëve Lele, Dino e Johni. Ermal Meta është pika kyçe e grupit që i jep atij zërin e solistit, ku ndodhet në mënyrë irracionale ngjyra shqiptare dhe tekstet aq poetike të këngëve, që madje dikush i ka përkufizuar pothuaj kantautoriale. Ermali është një shqiptaro-italian nga ata të brezit të dytë multietnik. Ka mbërritur në Itali në 94-ën e largët, dhe ka bërë të vetin qytetin e Barit, ku ka lindur edhe "La fame di Camilla". Por, muzikën e ka marrë me vete nga ana tjetër e Adriatikut, ku e ka studiuar seriozisht në qytetin e tij të lindjes, në Fier, në shkollën e muzikës "Jakov Xoxa", e cila shquhet për mbledhje talentesh nga gjithë Shqipëria e jugut. Por, për një rocker të ardhshëm i cili nuk synon të kufizohet vetëm me interpretimin e klasikëve, sado virtuoze të tingëllojë kjo gjë, vitet e shkollës kanë lënë një hije të hidhur prej vendi të zymtë skolastik, ku artistët privohen nga krijimtaria e artit. Dhe, krijimtaria është "një dhuratë", - thotë diku Ermali, - e cila nëse e ke, qëndron aty e fjetur dhe pas pak formësohet në diçka të re, që duhet vetëm nxjerrë nga vetja ashtu siç vjen. Për këtë, "La fame di Camilla" e lë veten në dorë të lirisë së shprehjes së emocioneve që burojnë vetiu.
Ky lajm është publikuar: 21/01/2010